24 Prill 2024

Rreth 70 të rinj do të punësohen në kompaninë ESC-Interncional

Prishtinë 13 shtator - Këshilli i Rinisë së Evropes për Kosovën nënshkruan sot Marrveshje Bashkpunimi me Kompanin Gjermane ESC-Interncional, ku nga kjo kompani do të punësohen rreth 70 të rinjë në këtë vitë, marrveshja do të jetë 5 vjeqare dhe arrin të punsoj deri 400 të rinjë.
 
Rreth 70 të rinj do të punësohen përmes Këshillit të Rinisë Evropiane, të cilët nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë gjermane për ndriçim solar ESC, e cila do të hapë përfaqësinë e saj në Kosovë. Kryetari i Keshillit, Avdullah Hasani, bëri të ditur se të rinjtë do të jenë kryesisht studentë nga Fakulteti Teknik, të cilët do të trajnohen dy javë, nga ekspertë të kësaj fushe.

Në bazë të marrëveshjes të rinjtë do të fillojnë punën në sezonin e vjeshtës.

Përfaqësuesi i kompanisë gjermane për ndriçim solar, Klaus Lar, tha se kanë shprehur interesimin e tyre që të punësojnë më shumë të rinj, pasi ky sektor ndihmon vendim për të kursyer energji elektrike.

“Ne duam që të zgjerohet punësimi i të rinjve në këtë vend, e sidomos në fushën e teknologjisë. Synimi jonë është që në fillim të krijojmë 70 vende të punës, ku do të kemi mundësi të sjellim teknologjinë tonë nga Gjermania këtu. Unë mendoj se të rinjtë këtu janë të interesuar për vende të tilla pune”.

Përveç punësimit të të rinjve në Kosovë, kompania gjermane do të dërgojë në Gjermani studentë të Fakultetit Teknik, për t’i trajnuar në fusha të ndryshme. Marrëveshja e nënshkruar është 5-vjeçare dhe synon të punësojë deri në 400 të rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)