27 Nëntor 2022

Rikthehet në prodhim njësia B-2 e TC “Kosova B”

Prishtinë, 14 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është rikthyer në prodhim njësia B2 në termocentralin “Kosova B”, duke bërë që furnizimi me energji elektrike, të mund të jetë më stabil.

KEK ka theksuar se ka përfunduar me sukses revizioni i njësisë B-2.

KEK njoton po ashtu se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të Termocentralit ‘Kosova B”,  është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B.

“Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditor)  3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me me 12 nëntor 2022 në orën 21:40”, deklaron KEK-u.

Është paralajmëruar se situata me funrizim me energji elektrike, këtë dimër mund të jetë më e vështirë për shkak të kërkesës dhe çmimit të lartë në treg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)