25 Prill 2024

QKUK mbetet pa ngrohje, rrezikohen pacientët

Prishtinë, 28 dhjetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nga dita e djeshme nuk po furnizohet fare me ngrohje nga ana e Ngrohtores “Termokos”. 

Zëdhënesi i QKUK-së Shpend Fazliu ka bërë të ditur se ngrohje nuk ka fare, as në ditën e sotme, përderisa si pasojë e mungesës së ngrohjes, është vështirësuar  dhe rrezikuar tej mase puna në klinikat dhe repartet e QKUK-së.

Gjendje më e vështiruar sipas Fazliut paraqitet në shërbimet emergjente si janë:  sallat e operacionit, shërbimi i neonatologjisë në Klinikën e Gjinekologjisë, Qendra Emergjente, Mjekimi Intensiv Qendrore dhe shërbimet e tjera. 

"Drejtorët e klinikave në mbledhjen e mëngjesit raportuan se si  pasojë e mungesës së ngrohje, mbarëvajtja e punës është rrezikuar tej mase", ka thënë ai.

QKUK-ja, apelon tek zyrtarët me të lartë të institucioneve të vendit, që urgjentisht të sigurojnë ngrohje për klinikat dhe shërbimet e tjera në QKUK, meqë si pasojë e mungesës së ngrohjes, po rrezikohet jeta e pacientëve të shtrirë për mjekim në QKUK.

QKUK-ja, kërkon nga “Termomkos”, që urgjentit të fus në funksion nënstacionin e dedikuar për QKUK, për furnizim me ngrohje me naftë , në mënyrë që  urgjentisht të sigurohet ngrohja, në të kundërtën ekziston rreziku që në tërësi të ndërpritet puna.

Mbesim me shpresë se urgjentisht do të gjendet zgjidhja e furnizimit me ngrohje për QKUK  dhe do të vazhdoj puna  normalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)