27 Janar 2023

Qeveria nënshkruan me komunat “Kartën për Komunën e gjelbër"

Prishtinë, 31 maj - Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës organizoi ceremoninë e nënshkrimit të “Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe komunave: Dragash, Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Mamushë, Mitrovica e Jugut, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.

Nevoja për ndryshime transformuese sa vjen e rritet. Na nevojiten vendime e projekte që forcojnë ekonominë tonë dhe mbrojnë mjedisin në të njëjtën kohë. Zhvillim në harmoni me natyrën, e jo në kundërshtim me të, tha kryeministri Kurti në hapje të kësaj ceremonie.

Për këtë, nevojitet rritje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, që u përgjigjet të gjithë qytetarëve, ekonomi e së nesërmes që nuk lë jashtë e prapa gratë dhe vajzat, fëmijët e të moshuarit dhe që është në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështesë projekte përmes së cilave i bëjmë komunat të qëndrueshme në aspektin mjedisor, e përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve, ndikojmë në përmirësimin e performancës ekonomike dhe nxisim inovacione që krijojnë edhe sektorë të rinj të biznesit edhe vende të reja pune.

Në fjalën e saj, znj.Viola Von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, e përgëzoi Qeverinë dhe komunat për këtë nismë të rëndësishme për Agjendën e Gjelbër.

Përmes Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, Qeveria e Republikës së Kosovës synon të përmirësojë performancën ekonomike, të nxisë inovacione për të krijuar sektorë të rinj biznesi, për t’i bërë komunat tona të qëndrueshme në aspektin mjedisor dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë dhe të brezave që do të vijnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)