18 Prill 2024

Qeveria ndan njëzet milionë euro për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike

Prishtinë, 18 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike, sot ka mbajtur mbledhjen e 49-të të saj, në të cilën janë miratuar dy vendime.

Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë përmes të cilës Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, - Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike.

Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak.

Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej njëzet milionë euro për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.

Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi "Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike" te  kategoria e shpenzimeve "Subvencione dhe Transfere".

Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve "Subvencione dhe Transfere", në nën programin "Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike".

Ministria e Ekonomisë do të transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A. dhe shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)