28 Mars 2024

Punëtori rreth mbrojtjes së biodiversitetit në Dragash


Prishtinë, 2 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizon punëtorinë tre ditore ‘Mbrojtja e Biodiversitetit dhe Planifikimi Komunal në Dragash, prej të martës, te enjten, në Hotel Sharri, Prevallë.

Kjo ngjarje mbledh përfaqësues qeveritarë dhe komunal, ekspertë nga UNDP-ja, ekspertë rajonaldhe ndërkombëtar dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe ofron një mundësi për të rishikuar dhe harmonizuar hapat e ardhshëm për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Dragashit.

Gjatë kësaj punëtorie, UNDP do të prezentojë vlerësimet sektoriale (ujit, energjisë, menaxhimit të mbeturinave dhe zhvillimit biznesor) të rreziqeve dhe mundësive për zhvillim lokal, elaborojë platformat e mbrojtjes së Maleve të Sharrit, shkëmbejë përvojat e projekteve të ngjashme nga Slovenia dhe IRJ Maqedonia, diskutojë standardet dhe strategjitë për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe të kërkojë mekanizma për zhvillim të mëtutjeshëm të kapaciteteve lokale për menaxhimin e Strategjisë Zhvillimore të Komunës së Dragashit.

Zhvillimi i qëndrueshëm efektiv përfshinë mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhim të kujdesshëm të burimeve natyrore. Një parakusht esencial për implementim të suksesshëm të planeve për zhvillim të qëndrueshëm është procesi i planifikimit. Për të mundësuar një arritje të tillë është esenciale të fuqizohen mekanzimat e ndërveprimit të vazhdueshëm ndërmjet hisedarëve: përfaqësuesve institucional, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Një plan zhvillimi që inkorporon këto shqetësime rreth ambientit stimulon rritjen ekonomike dhe siguron përfitime për komunitetin lokal.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së ‘Mbështetje përgatitore për Zhvillim të Qëndrueshem në Dragash i cili ka filluar së zbatuari në vitin 2009 me mbështetje financiare nga Qeveria Finlandeze, dhe ofron mbështetje në menaxhimin, mbrojtjen dhe zhvillin e qëndrueshëm të rajonin alpin të Dragashit. Ky projekt përqëndrohet në zhvillim të ekonomisë lokale dhe zhvillimin e një plani komunal i cili integron mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimit lokal.

Komuna e Dragashit përfshin një rajon alpik që kufizohet me IRJ Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe një pjesë e konsiderueshme e territorit të saj (22,000 hektarë) është  përcaktuar si Ndërrmarrje me pronësi shoqërore të njohur si ‘Sharrprodhimi’. Zona është nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sidoqoftë, metodat tradicionale të privatizimit mund të rezultojnë në mos-shfrytëzim adekuat të burimeve natyrore dhe rrezikojnë të shkatërrojnë ambientin lokal përmes depyllëzimit, ndotjes së burimeve ujore, dhe zhdukjes së florës dhe faunës.

Një konferencë për shtyp do të organizohet të martën, 2 mars, ora 10.00, në prezencë të përfaqesuesve të institucioneve qeveritare, Drejtorit të UNDP-se Z. Parviz Fartash dhe ekspertëve rajonal dhe ndërkombëtar. Intervista me eskpertë mund të aranzhohen duke kontaktuar Zyrën e UNDP-së për Komunikim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)