18 Prill 2024

Punëtorët e sigurimit të KEK-ut po e vazhdojnë protestën

Prishtinë, 1 mars - Ish punëtorët e sigurimit të Korporatës Energjetike të Kosovës, tani punëtorë të kompanisë private të sigurimit “Besa Security” janë duke protestuar tash e pesë ditë para objektit të KEK-ut duke kërkuar rikthimin e statusit të punëtorit të kësaj kompanie siç kanë qenë deri në vitin 2004.

Gjithashtu kërkesë e tyre është edhe rritja e pagave në mesatare të KEK-ut dhe rikthimi i shujtës ditore.

Paga bazë e një punëtori të sigurimit në kompaninë “BESA Security”, është 150 euro. Sipas punëtorëve kjo pagë nuk mjafton për zhvillimin e një jetë elementare.

Gjithësejt 650 ish-punëtorët e sigurimit të KEK-ut, theksuan se do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkaq zyrtarë të KEK-ut thonë se nuk kanë obligim ndaj këtyre punëtorëve pasi që në vitin 2004 u janë ndërprerë kontratat me qëllim që të udhëhiqen nga një kompani e specializuar për sigurim fizik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)