25 Prill 2024

PSD: Qeveria Kurti legjitimoj krimin e privatizimit të rrjetit dhe distribucionin e energjisë

Prishtinë, 22 dhjetor - Në një aksion të organizuar sot nga Partia Social Demokrate (PSD) u vlerësua se qytetarët e Kosovës kanë qenë dëshmitar të krimit që është bërë me rrjetin dhe distribucionin e energjisë; monopoli natyral i Kosovës, që ishte rrjeti dhe distribuimi i energjisë nën KEK, është shitur vetëm 26 milionë euro.

Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së ka thënë së atë kohë premtimi për këtë shitje jashtëzakonisht të lirë ishte që do ketë investime në rrjet, çmime më të përballueshme e furnizim 24 orësh me energji elektrike.

"Sot, nga pushteti, cili në opozitë ishte më i zëshmi kundër këtij privatizimi, kemi vendimin kriminal të rradhës; fillimisht, me financim prej 20 milionë eurosh drejt KEDS-it, ajo legjitimoj krimin e privatizimit, e së dyti, me po këtë shumë të parave i detyron qytetarët që të paguajnë dy herë për të njëjtën energji; nëpërmjet taksës që ia paguajnë Republikës së Kosovës e së dyti nëpërmjet faturave që do t’ju vijnë", konsideron Molliqaj.

Përkundër kësaj ndihmese ndaj kapitalit privat, sot u lajmërua që qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Molliqaj vlerëson po ashtu se pushteti i Kurtit është pozicionuar diametralisht kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Kurti aktivisht po lufton sindikatat, nuk po i mbështet punëtorët e që rrjedhimisht po rrit kapitalin e atyre që kanë shumë në kurrizin e qytetarëve që kanë pak.

"Veprimet e këtij pushteti sot shpërfaqin qartazi qëllimet e privatizimit të egër që e ka karakterizuar Kosovën; profitin e koncentruar në një grusht të njerëzve, brenda e jashtë Kosovës, e në kohë krizash humbjet t’i faturohen qytetarëve të Kosovës", thekson në fund Molliqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)