24 Prill 2024

Projektet energjetike në Bullgari me pjesëmarrje ruse

Sofje, 25 qershor - “Bullgaria nuk e ka pezulluar projektin e Centralit Atomik “Belene”, deklaroi kategorikisht ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu është i bindur se qeveria do ta realizojë këtë projekt. Shkas për këtë saktësim u bënë debatet kontradiktore në hapësirën publike gjatë disa ditëve të fundit.

Tri projektet e mëdha energjetike me pjesëmarrje ruse janë ndërtimi i Centralit Atomik “ Belene”, i naftësjellësit “Burgas – Aleksandrupolis” dhe i gazsjellësit “Rrymë jugore”. Sipas kryeministrit dhe ministrit të energjetikës probleme me gazsjellësin “Rrymë jugore” nuk ka.

Mirëpo kryeministri Bojko Borisov bëri parashikime se projekti “Burgas – Aleksandrupolis” nuk do të marrë vlerësimin ekologjik ndërkombëtar. Ai e kualifikoi si të paleverdishëm për Bullgarinë. Mirëpo nga ana tjetër sanksionet financiare në rast refuzimi të projektit mund të kapin shumën 300 milionë euro. Projekti më i diskutueshëm është ndërtimi i centralit të dytë atomik. A do të ndërtohet centrali “Belene”, apo jo, me rast se për këtë projekt janë investuar tashmë një miliard euro?

“Këtë do ta vendosë tregu, sepse nga vetë fillimi thamë se ky do të jetë një projekt, në të cilin nuk do të angazhojmë mjete publike – komentoi ministri Trajço Trajkov. – Qëllimi është të gjendet një investitor i mirë, i cili të angazhohet me rreziqet dhe dobitë nga projekti në përputhje me pjesëmarrjen e tij në kapitalin aksionar. Kemi bërë të gjithë hapat e domosdoshëm në këtë drejtim.

Gjatë disa ditëve të ardhshme pritet paraqitja e ofertave teknike dhe financiare nga kandidatët për konsulentë. Ne kufizojmë deri në minimumin absolut harxhimin e çfarë do që të jenë para për realizimin e projektit, kurse struktura e tij financiare nuk është i qartë.”

Procedura e zgjedhjes së konsulentit të projektit, i cili duhet të përcaktojë strukturën financiare dhe të kërkojë investitor për ndërtimin e Centralit Atomik “Belene”, skadon në fund të qershorit. Tani për tani interes kanë deklaruar grupi bankar britanik HSBC, konsorciumi “Rotshijld e sie” dhe banka franceze “Sosiete Zheneral”. Kërkuam për koment mbi temën në fjalë eksperti energjetik profesor Atanas Tasev.

“Akoma gjatë vitit të kaluar thash se naftësjellësi Burgas – Aleksandrupolis” nuk do të realizohet – deklaroi kategorikisht në një intervistë për Radio Bullgarinë profesori Tasev. – Madje në politikën dhe veprimet, të cilat i ndërmori pala ruse, ishte deklaruar në mënyrë indirekte se mund ta refuzojmë marrëveshjen, gjë që e përgënjeshtron akuzën hipotetike se po e pranojmë krejtësisht politikën ruse në Ballkan.

Tani kjo është një mundësi e mirë që kjo të ndodhet, sepse “Natura 2000” nuk do të lejojë që ky naftësjellës të kalojë përmes territorit tonë. Sa i përket Centralit Atomik “Belene” mendoj se kryeministri ishte shumë i saktë. Duhet të gjendet investitor dhe duhet të sqarohet çmimi përfundimtar. Unë mendoj se faktori kyç , i cili do ta realizojë projektin “Belene”, është zgjedhja e konsulentit të drejtë.”

“Projekti i ndërtimit të Centralit Atomik “Belene” është një mundësi e mirë, ku mund të investohen mjete financiare – është i bindur profesori Tasev. – Vërtetim i kësaj është hapi i palës ruse gjatë vitit të kaluar. Ata ishin të gatshëm ta kreditojnë projektin pa garanci shtetërore, gjë që tregon se po pritet rikthimi i investimeve.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)