29 Mars 2024

Procesi i privatizimit të KEDS konform standardeve ndërkombëtare

Prishtinë, 21 maj - Procesi i privatizimit të Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK është në harmoni të plotë me standardet ndërkombëtare dhe ruan maksimalisht interesin e shtetit të Kosovës, duke mos marrë obligime ligjore dhe financiare, të cilat mund të paraqesin problem në të ardhmen, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot gjatë një konference për media, pas takimit të Komitetit Qeveritar për Privatizimin e KEDS-it, ku informoi lidhur me ecurinë e pranimit të ofertave për privatizimin e KEDS, me ç’rast është bërë e ditur se dy ofertuesit janë Limak&Çalik nga Turqia dhe Elsewedy Electrics.A.E. nga Egjipti.

Ministri Beqaj tha se transparencën e procesit e garanton fakti që me rastin e dorëzimit të ofertave, prezentë kanë qenë përfaqësues të kompanive ofertuese, vëzhgues nga ana e IFC dhe Deloitte, të cilët e kanë konfirmuar rregullsinë e procesit të hapjes.

“Dokumentacioni tashmë është i vendosur konform rregullave në një kasafortë në një dhomë që është e monitoruar 24 orë me video incizime dhe njëkohësisht qasjen e kanë dy institucione në këto informacione dhe ne presim që komisioni për vlerësim të ofertave  që është  caktuar sot nga ministrat përgjegjës në këtë lami, të kryej punën e tij”, tha ai.

Sipas ministrit, komisioni do të fillojë punën qysh nesër dhe sa më shpejtë që të jenë të qarta procedurat dhe vlerësimet e këtyre dokumentacioneve do të procedohet me shpalljen e fituesit, duke theksuar se nuk ka kriter tjetër përveç kriterit të ofertës më të mirë financiare.

Beqaj tha se ministrat në emër të Qeverisë kanë komunikuar në mënyrë shumë intensive për të drejtat e punëtorëve. Në këtë aspekt KQP ka marrë një vendim me përkrahje të plotë të Qeverisë që të gjitha kontratat e punëtorëve, përfshi edhe ato të përkohshme të garantohen për një periudhë trevjeçare.

Ministri Beqaj ka sqaruar se Qeveria e Kosovës për dallim nga vendet e tjera nuk merr obligime për mbulim të humbjeve, të cilat mund të krijohen në ndërmarrjet e ardhshme private për shkak të mosinkasimit.

“Kjo është keqinterpretuar shumë shpesh duke thënë që kanë subvencionime të Qeverisë për mosinkasim. Po e them edhe një herë para gjithë jush se nuk ka subvencionim nga buxheti për mosinkasim dhe subvencionimi i shkon vetëm gjenerimit dhe rasteve sociale të cilat janë të parapara konform listës e cila ofrohet nga MPMS”, tha ai.

Numri një i MZHE-se premtoi se procesi do të mbyllet shumë shpejt dhe palët e interesuar do të njoftohen me kohë, ndërsa procesi i hapjes së ofertave financiare do të jetë publik, ku përveç ministrave që janë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, do të ftohen të gjitha institucionet ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë ambasadat, EULEX-in, ICO, Komisionin Evropian, KfW, USAID-in, shoqërinë civile, mediat dhe kushdo që ka dëshirë të jetë prezent.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)