28 Mars 2024

Parlamenti gjerman vendos daljen nga energjia bërthamore

Berlin, 1 korrik - Plot katër muaj pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë, parlamenti federal gjerman vendosi dhënien fund përdorimit të energjisë bërthamore në Gjermani deri në vitin 2022.

Në parlamentin në Berlin pati një konsensus ndërpartiak. 523 deputetë të Unionit CDU/CSU, liberalëve (FDP) si dhe të grupeve opozitare SPD dhe ekologjistëve votuan pro daljes nga energjia bërthamore.

Pati 79 vota kundër para së gjithash nga partia \"E Majta\" si dhe 8 abstenime. Ligji për daljen nga energjia bërthamore parashikon që tetë reaktorët e shkëputur tashmë nga rrjeti, të mbeten të fikur.

Nëntë centralet e tjera bërthamore do të fiken njëri pas tjetrit deri në vitin 2022.

Me votat e partive të koalicionit konservatoro-liberal, Bundestagu miratoi shtatë ligje për zgjerimin e energjive të ripërtëritshme dhe për më shumë eficiencë energjitike.

Opozita i refuzoi këto ligje si të pamjaftueshme.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)