01 Korrik 2022

Njoftim për konsumatorët e Podujevës

Prishtinë, 18 maj - Për shkak të shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm, mungesës së ujit në pikat e larta dhe në qendër të qytetit të Podujevës, Ujësjellësi Rajonal njofton se janë  të detyruar të zbatojnë nga sot reduktimet e ujit për zona të caktuara , me orar të planifikuar.

Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona:

Zonat : gypi OD -160 , për fshatin Dumnicë ; gypi Ø110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi Ø90 për fshatin Ballovc.Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuaret e qytetit !

Në qytetin e Podujevës  : 1)Rr. "Zahir Pajaziti" - gypi OD -315 nga udhëkryqi me Rr. "Bedri Bajrami " furnizon pjesën jugore të qytetit.  2)Rr. "Skenderbeu" gypi A.Ç. Ø200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperendimore deri te "Qershitë e Llapashticës".

Këto janë reduktime të planifikuara dhe do zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)