16 Prill 2024

Njësia B-2 e TC Kosoca B pritet të rikthehet në prodhim rreth datës 20 janar

Prishtinë, 27 dhjetor - Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka vizituar Termocentralin Kosova B dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të TC Kosova B.

Krasniqi u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B, ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve si dhe nga eksperti monitorues i “General Electric”.

Lidhur me këtë Krasniqi ka thënë se "duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“

Krasniqi më tutje informoi edhe lidhur me gjendjen aktuale të prodhimit në KEK.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MW/h, energji elektrike)."

"Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”. tha në fund të vizitës Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)