20 Shtator 2021

Një pajisje në minierë ka levizur jashtë planit

Prishtinë, 15 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje (eskavatori 8M - bashkëlidhur) në minierën e KEK-ut ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit. Intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrollë këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj.

Në këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç’rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim.

KEK thekson se ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër.

Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 eskavatoret (në djerrinë dhe qymur) që janë në operim e të cilët vazhdojn punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës.

Për më tepër, pavarësisht kësaj ngjarje, rezervat e grumbulluara të qymyrit në deponite e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, sipas KEK-ut garantojn prodhim të energjisë elektrike pa asnjë pengesë sipas bilancit energjetik të aprovuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)