29 Mars 2024

Nis studimi i fizibilitetit per projektin e Koogjenerimit

Prishtinë, 25 maj - Me qëllim të fillimin të fazës së rishikimit të studimit të fizibilitetit, sot në ambientet e Ngrohtorja e Qytetit “Termokos”, u mbajt takim i përbashkët mes kompanisë konsulente IPF e cila do të bëj studimin e fizibilitetit për Projektin e Koogjenerimit dhe përfaqësuesve të Bankës Gjermane, KWF, ECLO, Bordit të Termokosit, MEM, KEK, etj.

Me këtë nënkuptohet që pas fazës së fizibilitetit, të realizohet brenda 24 muajve ëndrra e kamotshme e prishtinasve për të pasur ngrohje standarde përmes prodhimit të energjisë së kombinuar elektrike dhe termike nga Termocentrali Kosova B.

Kryesuesi nga kompania IPF, Ole Johanson, bëri të ditur se me fillimin e rishikimit të studimit të fizibilitetit, për Termokos do të nis një fazë e re drejt realizimit të projektit  për prodhimin e energjisë së kombinuar elektrike dhe termike –koogjenerimi ku nga KEK do të mirret uji i nxehtë për të ngrohur qytetin e Prishtinës.

Ole i njoftoi të pranishmit me ekipin e punës i përbërë nga ekspert vendor dhe të huaj të energjetikës dhe financave të cilët do të punojnë që deri në muajin shtator të përgatisin studimin e fizibilitetit për këtë projekt.

Nga ana e saj, kryeshefja Ekzekutive e NQ “Termokos”, Fëllanze Pula, falënderoi të pranishmit dhe e quajti të rëndësisë jetike jetësimin e një projekti të tillë, i cili nënkupton eliminimin njëherë e mirë të mazutit nga prodhimi dhe kësisoj lidhjen me prodhimin e energjisë së kombinuar elektrike dhe termike nga KEK-u.

Në këtë takim, ekspertët e fushës energjetike vlerësuan se studimi për një projekt të tillë dhe finalisht projekti i Koogjenerimit nënkupton një rëndësi të veçantë jo vetëm për konsumatorët, që janë përfitues të drejtpërdrejtë, por edhe për  Qeverinë lokale dhe qendrore, Termokos dhe KEK.

IPF pas procesit të studimit të fizibilitetit, e dorëzon atë para Bankës gjermane e cila të njëjtin do ti dorëzoi si kërkesë Qeverisë gjermane për aprovim dhe financimin e këtij projekti.

Bankës gjermane i nevojitet nënshkrimi i marrëveshjeve me institucionet vendore qendrore dhe komunale në mënyrë që të dërgoj kërkesën për aprovim në Qeverinë Gjermane për financimin e projektit të koogjenerimit dhe një gjë e tillë sipas Ganimete Huruglicës nga KFW, nuk pritet të bëhet deri në fund të vitit.

Objektivi kryesor i cili synohet te arrihet përmes projektit të Koogjenerimit, është furnizimi i qëndrueshëm dhe kualitativ i ngrohjes për qytetin e Prishtinës, me çmime konkurruese konform edhe gjendjes sociale te popullatës. Objektiv tjetër është optimalizimi i furnizimit me ngrohje për qytetin e Prishtinës, fillimisht për ngarkesën maksimale ekzistuese e ne fazën e dyte edhe zgjerimi i rrjetit (kapacitetit) dhe rritja e numrit te konsumatorëve.

Komisioni Evropian dhe Banka Gjermane do të investojë në projektin për prodhimin e energjisë së kombinuar elektrike dhe termike –koogjenerimi ku nga KEK do të marrin ujin e nxehtë për të ngrohur qytetin e Prishtinës.

Termokosi do të  filloi rehabilitimin e pjesës ekzistuese të rrjetit të  ngrohjes qendrore dhe nënstacioneve termike, me qëllim që të  përgatitet për jetësimin e projektit madhor të prodhimit të  energjisë së kombinuar elektrike dhe termike nga KEK-u. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)