01 Gusht 2021

Nga sot temperaturat bien, nesër reshje bore

Prishtinë, 12 shkurt - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)