03 Gusht 2021

Nga sot situata meteorologjike do të vijë drejt stabilizimit

Prishtinë, 3 shkurt - Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit.

Instituti bën të ditur se nga sot do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)