19 Tetor 2021

Nesër inagurohet Hidrocentrali “Dikanca” në Dragash

Prishtinë, 12 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nesër bën inaugurimin e përfundimit të rehabilitimit të Hidrocentralit “Dikanca” në Dragash. Pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit më të lartë të KEK-ut, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Kosovës dhe investitori Fringo Food Energy Invest.

HC Dikancë është i ndërtuar në vitin 1957 në Komunën e Dragashit. Hidrocentrali ka  punuar me të dy agregatët deri në vitin 1994.  Që nga ajo kohë njëri agregat ka qenë në prishje, kështuqë puna është zhvilluar vetëm me nje agregat deri në vitin 2001, kur ka pasuar prishja edhe në këtë agregat.

Me qëllim të riaktivizimit të tij, që rrit kapacitetet prodhuese në format alternative të energjisë së ripërtëristshme, dhe të futjes së investimeve private në sektorin e energjisë elektrike KEK-u kishte shpallur tender të hapur për dhënien me qira të këtij hidrocentrali. Me 30.09.2009 KEK ka nënshkruar kontratat për dhënien me qira të hidrocentralit të Dikancës dhe për blerje të energjisë elektrike me kompaninë Frigo Food Energy Invest nga Shqipëria, e cila kishte ofruar kushtet më të mira në tenderin e hapur nga korporata.

Investimi total arrin në 2.5 milionë euro, i ndarë në dy faza. Fillimisht kompania fituese e kishte për obligim të bëjë rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese, ndërsa në fazën e dytë parashihet zgjerimi deri në 2.66 megavatë/orë, që paraqet gati dyfishim të kapaciteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)