31 Janar 2023

Ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm

Prishtinë, 6 maj - Nën organizimin e Akademisë Diplomatike të MPJD-së, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, ka nisur sot në Prishtinë “Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti duke u shprehur i lumtur për organzimin e kësaj Konference, është zotuar se MPJD do të përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës në fushat që synon të arrijë bashkëpunime kjo Konferencë.

“Kam kuptuar edhe nga përbërja e delegacionit të Unionit Arab se ka jashtëzakonisht shumë mundësi të lidhjes së kontakteve afatgjate dhe të cilat mund të jenë produktive në të ardhmen e vendit tonë dhe Unionit Arab."

"Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyshme më vendet arabe dhe jemi të interesuar ti thellojmë dhe zgjerojmë ato edhe me tutje. Zotohem se nga Ministria jonë do ta keni ndihmën dhe mbështetjen e plotë”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosë mekanizma të qartë, duke e trajtuar me prioritet çështjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka thënë se ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm dhe se faktor për këtë ndryshim është edhe zhvillimi i teknologjisë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet dhe duhen trajtuar me prioritet.

Konferenca do të zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme ku panele me ekspertë të fushave të ndryshme do të diksutojnë mundësitë e përmirësimit të qasjes së shteteve ndaj ndryshimeve klimatike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00