26 Shtator 2021

Ndotja e ajrit në Indi mund të shkurtojë jetën e njerëzve deri në 9 vjet

New Delhi, 3 shtator - Ndotja e ajrit e cila ka arritur nivele të rrezikshme në Indi mund të shkurtojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Sipas lajmit të CNN, studimi i publikuar nga Instituti i Politikave të Energjisë i Universitetit të Chicago-s (EPIC) zbuloi se e gjithë popullsia indiane prej rreth 1.3 miliardë banorë po përballet me një nivel të rrezikshëm të ndotjes që tejkalon nivelin e ndotjes të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Qeveria indiane në vitin 2019 nisi një fushatë kombëtare për ajër të pastër për të zvogëluar ndotjen e ajrit për 30 për qind deri në vitin 2024.

Në studimin në fjalë, thuhet se ndotja e ajrit arriti nivele edhe më të këqija, veçanërisht në pjesën perëndimore në provincën Maharashtra të vendit dhe në pjesën qendrore të vendit në Madhya Pradesh.

Në studim thuhet se ndotja e ajrit, e cila ka arritur nivele shumë të rrezikshme në Indi, mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Më tej theksohet se niveli i ndotjes në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, është mjaft i lartë dhe se me zvogëlimin e ndotjes së ajrit sipas kritereve të OBSH-së mund të shtohet jetëgjatësia e banorëve të New Delhit deri në 10 vjet.

Sipas studimit të EPIC, ndotja e ajrit në Indi vlerësohet të shkurtojë jetëgjatësinë e afërsisht 520 milionë njerëzve që korrespondon me 40 për qind të popullsisë së vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)