20 Prill 2024

Ndaleni terrin për konsumatorët dhe respektoni Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Prishtinë, 24 dhjetor - Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP), permes platformes sone 'Mbrojtesit e Konsumatoreve' shprehin shqetësimin e thellë me situatën e rënduar energjetike në vend dhe i bëjnë thirrje kompanisë së furnizimit KESCO që të respektoj të drejtat e konsumatorëve për informim, furnizim të rregullt dhe për kompensim të dëmeve.

Njëheri INDEP fton Qeverinë dhe institucionet e tjera që në vend të fajsimit të konsumatorëve t’u dalin atyre në ndihmë në këtë kohë të krizës dhe të gjejnë rrugëzgjidhje në dobi të konsumatorëve.

Konsumatorët sipas INDEP janë të pa informuar, të diskriminuar dhe të lënë pa shërbime bazë në një kohë të vështirë e pa të drejtë! Energjia elektrike është produkt bazë pa të cilin jeta e konsumatorëve vështirësohet.

"Përveç që me lehtësi u urdhërua privimi i konsumatorëve nga energjia elektrike, ata nuk po informohen me kohë mbi kohëzgjatjen e reduktimeve."

"Për më tepër, nuk ka një plan transparent se deri kur do të zgjasë kjo periudhë. Neni 4 i Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorëve thekson qartë që e drejta për informim të konsumatorëve dhe e drejta për shfrytëzim të shërbimeve publike është e drejtë thelbësore".

"Me reduktimet pa njoftim dhe orar, KEDS/KESCO po shkelin një parim bazë të të drejtave të konsumatorëve", thekson INDEP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)