28 Mars 2024

Nabucco do të kontribuojë në përcaktimin e linjave energjitike

Baku, 8 qershor - Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evroazinë për çështjet energjitike, Richard Morningstar, tha se marrëveshja që do të nënshkruhet në 8 qershor në Turqi në lidhje me projektin e gazsjellësit Nabucco do të kontribuojë në përcaktimin e linjave energjitike.

Këto deklarata Morningstar i bëri në Baku, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Panairin e Naftës dhe Gazit Natyror. Ai tha se marrëveshja në fjalë do të jetë një përzgjedhje e mirë për vendet që prodhojnë energji si Azerbajxhani me Turkmenistanin.

Azerbajxhani do të vendosë vetë se cilin gazsjellës do të furnizojë me gaz dhe cilit vend do t’ia shesë gazin e tij natyror theksoi Morningstar dhe shtoi: “Për momentin Azerbajxhani gaz natyror i shet në sasi të pakta Rusisë.

Ai i disponon mundësitë për të shitur gaz edhe në drejtime të tjera”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)