24 Prill 2024

MPMH inicon padi gjyqësore edhe ndaj Sharr Cemit

Prishtinë, 27 shtator - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje kundër “SharrCem”-Shpk, Hani i Elezit pranë Gjykatës për Kundërvajtje Kaçanik. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas inspektimit të bërë nga Inspektoriati i MMPH-së ka vërejtur se:

Operatori “SharrCem”-Shpk, Hani i Elezit, në fjalë ende nuk ka të instaluar sistemin për monitorimin intern me qëllim të përcjelljes së shkallës së ndotjes së ajrit nga emisioni i gazrave ndotëse dhe pluhurit nga procesi teknologjik i prodhimit të çimentos .Kjo do të thotë se nga ana e kompanisë në fjalë nuk ka përcjellje kontinuale të ndotjes së ajrit.

Prandaj operatori “Sharrcem”-Shpk, Hani i Elezit, është përgjegjës për situatën e pakontrolluar mjedisore, të krijuar nga mosveprimi në monitorimin kontinual të përcjelljes së shkallës së ndotjes, gjë që mund të jetë me pasoja të pa parashikuara për popullatën dhe mjedisin në lokacionin për rreth objektit dhe më gjerë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor propozon që ndaj operatorit në fjalë dhe personit përgjegjës të iniciohet procedura dhe pas paraqitjes së dëshmive të duhura, të njëjtit të shpallen përgjegjës dhe të sanksionohen sipas ligjit .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)