29 Mars 2024

Moti sot me vranësira të dendura që do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore

Prishtinë, 10 prill - Në parashikimin e motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat eajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave , ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës të hënën dhe ditën e marte.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)