28 Mars 2024

Moti sot me diell, indeksi UV do të jetë i lartë

Prishtinë, 28 gusht - Në parashaikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse (kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë ), deri sa  shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)