06 Gusht 2021

Moti sot me diell, IHK rekomandon më pak kontakt direkt me rrezet e diellit

Prishtinë, 23 maj - Në parashikimi i motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)