05 Dhjetor 2021

Moti shkakton prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike

Prishtinë, 29 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se moti i lig me erë të fortë është duke shkaktuar prishje të shumta në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes të përforcuara me ekipet shtesë të specialistëve të daljeve 10 kV janë në terren dhe po bëjnë ç’ është e mundur për t’i evituar prishjet.

Nga dëmtimi i shtyllave, izolatorëve e përçuesve nga Qendra jonë dispeçerike na kanë njoftuar se janë momentalisht prishjet e daljeve 10kV (kilovoltëshe) sipas distrikteve janë si në vijim:

Distrikti i Pejës- 3 dalje, Distrikti i  Prizrenit -5 dalje, Distrikti i Mitrovicës -9 dalje, Distrikti i Ferizajt -11 dalje, Distrikti i Prishtina- 12 dalje dhe Distrikti i Gjakovës- 5 dalje.

Nënstacioni NS35/10kV është komplet jashtë pune pasi që mungon një fazë nga Nënstacioni Kosova A, ndërsa Prishtina 1/110 kV është shkyçur për shkak të pastrimit të trasesë.

Ekipet e KEK-ut janë në gatishmëri të shtuar për t’i eliminuar këto prishje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)