27 Janar 2023

Moti me diell do të vazhdojë edhe gjatë pesë ditëshit të parë të muajit nëntor

Prishtinë, 31 tetor - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë tëatmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë pesë ditëshit të parë të muajit nëntor.

Sot parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren pë sezonin e stinës që jemi.

Për gjatë relievit malor parashihen vranesira të shpërndara, ndersa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërin horizontale nën 5km.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Të martën do të mbaj mot i ngjashem, vetëm se parashihen më shum vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe pjeserishtë i vranët.Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius,

Edhe të enjten do të mbaj mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimlate d itës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Ndërkaq të premten mot më i fresket. Temperaturat minimale ndermjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me kushte krejtesisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)