27 Janar 2023

Moti gjatë kësaj jave me diell dhe temperatura të ngrohta

Prishtinë, 24 tetor - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të  vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të martën po ashtu do të mbaj mot i ngjashem , vetëm se parashihen më shum vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Ndërsa të mërkurën do të mban mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Në vlerat e temperaturave minimle parshihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale , parshihen ulje për 1-3 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius,

Të enjten pritet të ketë mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimlate d itës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Edhe e dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet  të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përketë parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes , e lehtë deri mesatre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)