25 Prill 2024

MMPH inicon edhe dy padi të tjera për ndotësit e mjedisit

Prishtinë, 21 shtator - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje kundër “Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës” (KMDK), pranë Gjykatës për Kundërvajtje Prishtinë dhe një tjetër kërkesë për fillimin e procedurës gjyqësore kundër OJQ-së “Scardus” në Gjykatën Komunale për kundërvajtje Shtëpc.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas inspektimit të bërë nga Inspektoriati i MMPH-së ka vërejtur se :

Operatori “Kompani për Menaxhimin e Deponive të Kosovës”, nuk ka përfillur vërejtjet e inspektorit nga inspektimet paraprake për administrimin e mbeturinave. Ky keqmenaxhim i administrimit të deponis ka sjellur deri te aksidenti i ndezjes së zjarrit dhe mos mirëmbajtja e rrugës në deponi ka penguar intervenimin e menjehershëm në fikjen e zjarrit në Deponi.

Ndërsa, OJQ “ SCARDUS”, pas inspektimit në vendin e ngjarjes dhe shqyrtimit të rrethanave tjera është konstatuar se të gjitha degradimet janë bërë pa mendimin paraprak të Drejtorisë së Parkut Nacional “Mali Sharr”, pa mendimin paraprak të Agjensionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit- Sektori për mbrojtjen e Natyrës, pa pëlqimin Mjedisor te MMPH-së dhe pa leje nga Kuvendi Komunal në Shtërpce.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)