28 Mars 2024

Ministrja Rizvanolli kërkon që Kosova të përfitojë nga masat e BE për krizën energjetike

Pragë, 12 tetor - Presidenca e Republikës së Çekisë ka organizuar takim informal të ministrave të Energjisë së Evropës. Gjatë takimit të organizuar janë diskutuar masa për përballje me krizën energjetike evropiane, përfshirë këtu: reduktimi i kërkesës për energji elektrike, kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike, si dhe sigurimi i një kontributi solidar nga bizneset e lëndëve djegëse fosile.

Gjatë takimit, Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ato.

Ministrja ka kërkuar gjithashtu hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike edhe tek shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë elektrike, siç është Kosova.

Ministrja ka kërkuar po ashtu hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)