27 Janar 2023

Ministrja Rizvanolli diskuton lidhur me sigurinë e furnizimit me energji

Prishtinë, 4 nëntor - Për të diskutuar lidhur me sigurinë e furnizimit me energji, tarifat e energjisë, rritjen e efiçencës energjetike, por edhe potencialet për energji të ripërtërishme, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum diskutimi me temën “Çfarë dimri na pret sa i përket furnizimit me energji?”, në të cilën përveç përfaqësuesve të ndërmarrjeve private morën pjesë edhe akterë institucionalë përgjegjës për çështjet energjetike.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se konsumatorët në Kosovë duhet të kontribuojnë në shmangien e skenarëve më të këqij të mungesës së energjisë.

Ajo tha se objektivat kryesore të institucioneve të vendit përfshijnë reduktimin e konsumit të përgjithshëm, përmes stimulimit të kursimit të energjisë dhe rritjes së efiçencës energjetike.

Ministrja Rizvanolli më tej tha se Lufta në Ukrainë ka ndikuar që tërë kontinenti evropian, përfshirë edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të ballafaqohen me situatë të pasigurt për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ministrja paralajmëroi edhe shpalljen e ankandeve në muajt në vijim, për dhënie të licencave për kompanitë e interesuara për gjenerim të energjisë elektrike nga burimet e diellit dhe erës.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu rikujtoi vendosjen e tarifave të reja të energjisë në shkurt të këtij viti, dhe mosngritjen e tarifave për bizneset, duke e vlerësuar atë si një vendim të drejtë, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha.

Ai theksoi se ZRRE vazhdon të insistojë në realizimin e të gjitha investimeve të parapara kapitale edhe në infrastrukturën e transmisionit edhe atë të furnizimit.

Ai paralajmëroi edhe lehtësimin e kritereve për sa i përket licencimit të kapaciteteve gjeneruese për qëllime të vetëkonsumit. Fejzullahu foli edhe për nevojën e përmbylljes së liberalizimit të tregut të energjisë, duke theksuar përfitimet të cilat do t’i kishin konsumatorët nga kalimi në treg të lirë.

Mimozë Veliu, Analiste e Ekonomisë Qarkore në Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), theksoi rëndësinë e foli për rëndësinë e fokusimit në aktivitete të ekonomisë qarkore, përfshirë edhe trajtimin sistematik të mbeturinave, duke ndikuar kështu edhe në aspektin ekologjik, por edhe në krijimin e kapaciteteve të reja energjetike.

Ilir Ibrahimi, përfaqësues i sektorit privat, shprehu shqetësimin e tij për furnizimin me energji për këtë dimër të ardhshëm. Ai shtoi se furnizimi me energji është padyshim në rrezik dhe se institucionet duhet urgjentisht të adresojnë kërkesën e madhe, duke u fokusuar edhe në diversifikimin e burimeve të energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)