06 Gusht 2021

Masat e ftohta të ajrit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese

Prishtinë, 15 janar - Në parashikimi i motit për sot dhe nescr Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.

Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune).

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)