17 Tetor 2021

Maqedonia studion mundësitë për fitimin e energjisë nga era

Shkup, 4 prill - Nga 4 lokacione të mundshme, rajoni i Bogdancit dhe Miravcit është vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e mullinjëve me erë me të cilët do të prodhoheshin 100 gigavat orë energji elektrike në vit.

Kjo është rezultat i studimit të fizibilitetit të cilin e ka realizuar kompania shtetërore energjetike Elem dhe programi CARDS i komisionit Evropian. Drejtori i Elem-it Vllatko Çingovski theksoi se për analiza janë instaluar edhe 4 pika matëse të cilat do të vërtetojnë shpejtësinë e erës.

Projekti do të kushtojë mbi 100 milion euro, ndërsa do të financohet nga institucione ndërkombëtare financiare dhe fondet IPA të BE-së. Analiza  parashikon që sasia e parë e eergjisë elektrike me erë të prodhohet në vitin 2012.

“Sipas analizave të bëra në këta 4 lokacione, thuhet se lokacioni në Bogdanci ka potencial më të lartë dhe është interesant për hulumtime të mëtejme. Nëse vërtetohen të dhënat nga analiza shtesë, atëherë me siguri më të madhe do të mund t’i tregojmë efektetet nga ndërtimi i këtij parku të mullinjëve në këtë lokacion ”, deklaroi Vllatko Çingovski, drejtor i Elem-it.

Orhideja Kaloshevska, drejtuese e e sektorit për koordinim të fondeve evropiane në Sekretariatin për çështje evropiane tha se: “Këta projekte janë të domosdoshme për tërheqjen e investimeve si dhe marrjen e fondeve evropiane të volitshme nga institucionet finaniare ndërkombëtare”.

Ndërsa Martin Ozborn nga kompania ‘WYG’, Inetrnational tha se për prodhimin e energjisë me anë të erës, nëvojiten fonde të larta financiare. “Ky projekt për ndërtimin e mullinjëve të erës ka për qëllim prodhimin e 100 gigavat orë energji elektrike dhe nëse e llogarsim edhe Miravcin një sasi e tillë e energjisë mund të prodhohet dhe kjo paraqet një investim të mundshëm prej 140 milion euro në të dy lokacionet ”, tha Martin Ozborn, përfaqësues i kompanisë ËYG Inetrnational.

Kompania energjetike Elem për hulumtimin në rajonet e Bogdancit, Sveti Nikoles, Shtipit dhe Kozhufit ka shpenzuar 1 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë