29 Mars 2024

Maqedonia dhe Kina, bashkëpunim për energjinë

Shkup, 5 mars - Maqedonia dhe Kina bashkëpunim në sferën e përdorimit të energjisë së pastër, do të vazhdojnë pikërisht në sferën e prodhimit të energjisë elektrike nga ujërat si dhe nga dielli.

Kjo u tha në Konferencën për energji të pastër që u mbajt sot në Shkup në të cilën përveç autoriteteve nga sfera energjetike të Maqedonisë morën pjesë edhe përfaqësues nga Instituti për zhvillim të hidroelektranave të vogla nga Kina.

Sipas ministrit Besimi, përdorimi i burimeve të ripërtërishme të cilat nuk kanë impakt negativ ndaj ambientit është prioritet i strategjisë për energjetikë të projektuar deri në vitin 2030.

“Konferenca e sotme ka të bëjë drejtpërdrejt me këmbimin e përvojave mes Maqedonisë dhe Kinës një nga vendet që ka përvojë të famshme në këtë drejtim dhe theksuar dhe mendoj se Maqedonia do të përfitojë nga këmbim përvojash si kjo e sotme”, deklaroi Fatmir Besimi – ministër i Ekonomisë.

“Në dekadat e fundit në Kinë është bërë progres i madh në sferën e hidroelektranave të vogla. Mbi 45 mijë hidroelektrana të vogla janë ndërtuar, kjo do të thotë se çdo vit kapaciteti po rritet për 5 mijë megavat orë që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko social të Kinës.

Energjia diellore ka zhvillim të shpejt në Kinë dhe ka shumë kompani që merren me prodhimin e paneleve diellore me çmime më volitshme krahasuar me vendet e zhvilluara”, theksoi Dong Çunfeng – ambasador i Republikës Popullore të Kinës.

Sipas ministrit Besimi, strategjia për përdorimin e burimeve të ripërtërishme duhet të promovohet së shpejti. Ministria e Ekonomisë deri tani ka realizuar tre tenderë për burime të ripërtërishme, ndërsa deri tani janë nënshkruar 36 marrëveshje për hidroeletrana të vogla me kapacitet prej 19 megavat.

Sipas programit qeveritar në Maqedoni janë paraparë projekte për ndërtimin e 400 hidroelektranave të vogla me kapacitet prej 5 megavat. Nëse të gjithë do të jenë aktive në të ardhmen prej tyre do të mund të prodhoheshin 1200 gigavat orë rrymë elektrike në vit.

Lidhur me ndryshimet e ligjit për energjetikë, ministri Besimi shprehu bindjen se ai po zhvillohet në drejtim të mirë ndërsa muajin e ardhshëm duhet që ndryshimet të gjenden në debat publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)