24 Tetor 2021

Magneti gjigant që do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së pastër

Paris, 26 shtator - Ndryshimet klimatike kanë shpejtuar garën për të gjetur burime alternative të energjisë, të cilat nuk lëshojnë gaz karbonin dhe nuk krijojnë efektin serë në atmosferë.

Shkencëtarët thonë se tashmë mund të jemi edhe një hap më pranë këtij qëllimi. Shkencëtarët në një impian gjikand në Francë po instalojnë pjesën e parë të një magneti gjigant, i cili do të ndihmojnë në prodhimin në masë të energjisë së pastër, e cila nuk dëmton ambjentin përreth nesh.

Shkencëtarët në Reaktorin Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear në Francën jugore kanë marrë pjesën e parë të një magneti masiv, aq të fortë, saqë prodhuesi amerikan pretendon se mund të ngrejë një avion transportues.

Pothuajse 20 metra i gjatë, e me një diametër prej më shumë se katër metrash pasi të montohet plotësisht, magneti do të jetë një komponent vendimtar në përpjekjen e 35 vendeve për ta përsosur teknologjinë e fuzionit bërthamor, për të cilën shkencëtarët besojnë se do të prodhojë energji të pastër në shkallë të gjerë.

Kjo është pjesa e parë nga gjashtë të tilla që do të formojnë magnetin qendror (ITER), një projekt që ka nisur që në vitin 1980.

Plotësisht i montuar, ai do të jetë 18 metra i gjatë dhe 4.25 metra i gjerë, dhe do të peshojë një mijë tonë.

Ky magnet është reaktori më i madh i fuzionit në botë, qëllimi i tij është të mundësojë që vendet të krijojnë dhe instalojnë impiantet e tyre të fuzionit duke mësuar nga ajo që ndodh me shkencëtarët në këtë uzinë.

Ndryshe nga reaktorët ekzistues të fisionit bërthamor që prodhojnë mbetje radioaktive nganjëherë në përmasa katastrofike, përkrahësit e reaktorëve me fuzion thonë se ai ofron një furnizim me energji të pastër dhe praktikisht të pakufizuar.

Në vend që të ndajë atomet, fuzioni imiton një proces që ndodh natyrshëm tek yjet, duke shkrirë dy atome hidrogjeni së bashku për të prodhuar një atom heliumi, si dhe një ngarkesë të plotë energjie.

"Personalisht ndihem nën presion sepse po plakem dhe do të doja ta shihja të përfunduar përpara se të dilja ne pension. Unë jam përfshirë në këtë projekt që nga viti 1988”, thotë Neil Mitchell, Shef i Divizionit të ITER-im

Laban Coblentz zëdhënës i projektit të Reaktorit eksperimental ndërkombëtar termonuklear (ITER) shpjegon se fuzioni është një mënyrë për të krijuar energji në të njëjtën mënyrë sikurse dielli.

Zoti Coblentz thotë se tashmë më shumë se kurrë është e rëndësishme të investosh në teknologji si ajo e fuzionit dhe sipas tij, hapat e bërë në teknologjitë mjekësore gjatë pandemisë, e kanë vërtetuar një gjë të tillë.

"Mos prisni derisa faktori frikë që lidhet me ndryshime klimake të jetë aq fortë sa vetëm atëherë ne reagojmë. Ne duhet të reagojmë tani", thotë zoti Coblentz.

Shkencëtarët thonë se projekti është 75% i përfunduar. Ata synojnë ta ndezin reaktorit deri në fillim të vitit 2026, me synimin përfundimtar për të prodhuar më shumë energji sesa kërkohet për të ngrohur plazmën dhe për të siguruar të dhëna se teknologjia me fuzion funksionon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)