28 Mars 2024

Kuvendi shqyrton zgjatjen e masave emergjente për furnizimin e energjisë

Prishtinë, 8 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë elektrike edhe për 30 ditë.

Po sot Kuvendi do të mblidhet edhe në seancë të rregullt plenare, për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Ndërkaq nesër do të mbahet seancë e re ku pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë një sërë projektligjesh dhe raportesh, si dhe të zgjedh disa anëtarë të bordeve dhe drejtuesish të disa institucioneve të pavarura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)