25 Prill 2024

Kuvendi miraton anëtarët e bordit të ZRRE-së

Prishtinë, 15 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme me shumicë votash, miratoi propozimin e Qeverisë për emërimin Enver Halimit kryesues dhe Krenar Bujupit e Merita Kostorit anëtarë të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Edhe pse Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se anëtarët e propozuar janë profesionist në leminë e energjetikës, opozita tha se asnjëri nuk i përmbush kriteret e përcaktuara.

Ismet Beqiri, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se LDK-ja nuk i mbështetë propozimet.

“Konsiderojmë me përgjegjësi të plotë se aty po mbushet me militantë partiak dhe ne si grup parlamentar i LDK-së për arsye se nuk i plotësojnë kriteret ne nuk do t’i votojmë”, tha Beqiri.

Ndërkaq, Visar Ymeri, shef i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, kërkoi më shumë informacione për të propozuarit.

“Duhet edhe të shpjegojnë se çka ndërmend të bëjë me këtë post pune, e jo vetëm të thotë ja sa shkolla i kam kryer, sepse kjo nuk mjafton. Ne duhet ta dimë se çka e kanë ndërmend këta të bëjnë me ZRRE-në, si do të ballafaqohen me sfidat që paraqiten në ZRRE”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)