25 Prill 2024

Kthehet në punë blloku B2 i TC "Kosova B", prodhon 245 MW

Prishtinë, 23 janar  -Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik.

Aktualisht njësia B-2 sipas KEK është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.

Edhe Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje.

Mirëpo ai ka thënë së sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW.

Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.

"Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas", ka theksuar kryeministri Kurti.

Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. "Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!", ka deklaruar në fund kryeministri Kurit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)