27 Nëntor 2022

Kryeministri Kurti mori pjesë në përurimin e projektit të energjisë në Kampin Bondsteel

Prishtinë, 23 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në Kampin Bondsteel.

Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë.

Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për këtë projekt që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4,500 tonë në vit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)