01 Gusht 2021

KRU ” Prishtina ” vazhdon me dërgimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat

Prishtinë, 26  maj  - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve  kërkon nga konsumatorët që, të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit,  në vazhdimësi.

KRU “ Prishtina ” sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).

Për 4 muaj ( janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1500  lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat ( kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)