06 Gusht 2021

KRU ,,Prishtina,, njofton ndërprerje të ujit të pijshëm

Prishtinë, 11 janar  - Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës këto ditë, janë rritur skajshëm rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore ku të njejtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj).  Si shkak i kësaj, kemi sërish rritje të turbullirës në atë nivel që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, por edhe për ruajtjen e stabilimenteve. 

Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije (me ç’rast e kemi edhe rekomandim nga IKSHPK-ja), jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm  për  Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë.  Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Por, për shkak që të bëjmë sado pak shpërndarje të barabartë të ujit, kemi bërë edhe alternative tjera teknike për furnizim.  

Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim, me ç’rast në këtë situatë të rënduar nga vërshimet ju lusim për durim deri në stabilizim të gjendjes , ngase situata e krijuar nga natyra nuk varet nga ne. Në të njejtën kohë Departamenti i Cilësisë se ujit dhe burimeve po mbikëqyrë cilësinë e ujit në burime sipërfasore dhe nëntoksore, sipas planit operacional për kontrollë të kualitetit në të gjitha zonat e shërbimit ku furnizimi bëhet  nga Kompania Ujësjellësit  Rajonal " Prishtina " sh.a . 

Gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë ku kemi marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht  2 puse nëntoksore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni! Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje ,Lipjan ,Peran ,Vragoli dhe Miradi  të cilat  furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë afër  rrezikut për t’u vërshuar, andaj jemi duke punuar me kapacitete të reduktuara . 

Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc, janë duke  punuar me kapacitet të reduktuar  për shkak të  turbullirës së lartë në kanal me qëllim që uji të jetë më  cilësor dhe i pastër! Liqenet artificiale Badovci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit prej mbi 2 metra, por që kjo rritje e nivelit  nuk ka ndikuar ende në rritje të turbullirës , por me ardhjet e shumta në liqe, pritet turbullim i ujit , me ç’rast do të ndërmarrim veprime konkrete karshi situatës.  

Ekipa e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese, po  marrin mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit, me ekipe shtesë janë duke e monitoruar dhe ndihmuar situatën në terren, të fokusuar në zonat e shërbimit ku ka më shumë vërshime. Me kapacitetet maksimale që kemi jemi në gjendje gatishmërie 24 h pa ndërprerë, aty ku qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve tona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)