25 Prill 2024

KOSTT dhe MEPSO krijojnë kushte për tregtim të energjisë elektrike

Prishtinë, 15 dhjetor - Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe të Maqedonisë së Veriut (MEPSO), nënshkruan Marrëveshjen Operacionale për organizimin e ankandeve për alokimin e kapaciteteve interkonektive, duke krijuar kështu kushte për tregtim të drejtpërdrejt të energjisë elektrike në mes të dy vendeve.  

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Mustafë Hasani dhe Drejtori gjeneral i MEPSO z.Kushtrim Ramadani.

Me këtë rast, z.Mustafë Hasani theksoi “Kjo marrëveshje është vazhdimësi e përmbushjes së obligimeve që rrjedhin nga kërkesat e ENTSO-E, e cila do të jetë në funksion të zhvillimit të tregut rajonal të energjisë dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët e të dyja vendeve.”

-Derisa drejtori i përgjithshëm i MEPSO z.Kushtrim Ramadani theksoi “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dy operatorët e sistemit, meqenëse pjesëmarrësve në tregjet e energjisë elektrike në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut u mundësohet që të marrin pjesë në ankande dhe të blejnë kapacitete ndërkufitare për transmetimin e energjisë elektrike. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal dhe integrimit të mëtujeshëm në tregun e pan-evropian të energjisë elektrike”.

Ankandet në emër të të dy operatorëve do të realizohen nga CAO (Coordinated Auction Office for SEE/Zyra për Ankandin e Koordinuar të kapaciteteve interkonektive (ndërkufitare) për EJL), ku KOSTT dhe MEPSO janë themeluese dhe aksionare së bashku edhe me Operatorët e Sistemit të Transmetimit nga Shqipëria (OST), Mali i Zi (CGES), Greqia (IPTO), Kroacia (HOPS), Bosnja dhe Hercegovina (NOSBiH) dhe Turqia (TEIAS).

SEE CAO organizon ankande vjetore, mujore dhe ditore për alokimin e të drejtave të kapacitetit ndërkufitar në kufijtë e këtyre vendeve. SEE CAO është krijuar me qëllim që të centralizojë organizimin e ankandeve midis disa operatorëve fqinjë të sistemit të transmetimit, me qëllim të uljes së kostove dhe të sigurimit të kushteve të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në tregjet rajonale të energjisë elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)