27 Prill 2024

Kosovo 2.0 organizon një diskutim për ndotjen e ajrit

Prishtinë, 21 dhjetor - Kosovo 2.0 organizon një diskutim për ndotjen e ajrit i titulluar “Po afron ajo koha e vitit kur s’mund të marrim frymë lirshëm!”.
 
Këtë dimër si test për qeverinë e re që u formua në shkurt ka ardhur ballafaqimi i saj për të parën herë me problemin e kahmotshëm që shqetëson prej kohësh qytetarët e Kosovës.

Një projektligj kundër ndotjes së ajrit është miratuar tre muaj më parë në Kuvend duke marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.

Çfarë përfshin ky ligj? A do t'i vendosë themelet për ta zgjidhur përfundimisht, ose të paktën për ta zbutur problemin? Apo një zgjidhje efektive është veç një ëndërr gjersa e kalojmë edhe një tjetër sezonë të vështirë ngulfatjeje? Çfarë ka në plan Ministria e Mjedisit? Dhe çfarë mendojnë ekspertët e fushës për këto plane?

Për të diskutuar janë ftuar Letafete Latifi, Kryeshefe e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Besfort Kosova, hulumtues në Balkan Green Foundation dhe  Granit Gashi, kontakt për Kosovë i Heinrich Böll Foundation.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)