19 Prill 2024

Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Prishtinë, 5 qershor - Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëorganizim me  Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,  Komunën  e Prishtinës,  OJQ-të  mjedisore si Let’s Do it Kosova, Green Art Center, ATRC, Pamkos, Let Center dhe shoqërinë civile, do të shënojnë këtë ditë, si një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit Mjedisor.

Edhe UN-Habitat Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës Jugore, organizojnë kremtimin e Ditës Botërore të Mjedisit, në një turne me biçikleta në Mitrovicën e Jugut.

Gjithashtu do të paraqesin Udhëzuesin për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, me theks në shtigjet e biçikletave në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq Green Art Center organizon promovimin e energjisë së ripërtrijshme dhe ndarjen e mbeturinave te riciklueshme në burim.

Kjo është dita më e rëndësishme ndër të gjitha ditët mjedisore, ku theksi vihet në nxitjen e ndërgjegjësimit dhe të veprimit në mbarë botën për të mbrojtur mjedisin tonë.

Dita Botërore e Mjedisit konsiderohet si “dita e njerëzve” për të ndërmarrë një veprim në mbrojtje të Tokës apo për të sjellë një ndryshim.

Ky veprim sipas Green Art Center mund të jetë në nivel vendor, kombëtar apo global dhe mund të jetë veprim individual apo dhe në grup të gjerë.

Dita e parë Botërore e Mjedisit u festua në vitin 1974 dhe, përgjatë viteve, kjo ditë ka arritur të shndërrohet në një platformë të gjerë globale, duke u festuar gjerësisht në më shumë se 100 vende të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)