26 Prill 2024

Kosova përfaqësohet si shtet në takimin për energjinë në Poloni

Varshavë, 20 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim  Beqaj gjatë konferencës joformale të ministrave të energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian në Vrocllav të Polonisë në takimet e shumta ka prezantuar orientimet strategjike të Kosovës në lëmin e energjisë.

Për shkak të ftesës që i është bërë Kosovës si shtet nga ana e Polonisë si Kryesuese e radhës e BE-së, në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Serbisë. Në takim mori pjesë edhe komisionari i BE-së për energji Ginter Etinger.

Duke përfaqësuar shtetin e pavarur të Kosovës, ministri Beqaj në takimet që i kishte në kuadër të diskutimit rreth zhvillimit të infrastrukturës së përbashkët Evropiane, theksoi se objektivat kryesore të strategjisë së energjisë janë që të arrihet pavarësi dhe furnizim i mjaftueshëm me energji elektrike, që tregu i energjisë të jetë i vetqëndrueshëm, duke eliminuar nevojën për subvencione nga Qeveria dhe duke mundësuar që tarifat të jenë të përballueshme për qytetarët e Kosovës.

Ministri Beqaj ka theksuar se Qeveria e Republikës se Kosovës synon që me strategjinë e përcaktuar të siguron hyrjen në operim të termocentralit “Kosova e Re”, i cili do të jetë i financuar nga kapitali privat dhe do të operojë në bazë të teknologjive më të fundit mjedisore.

Ndrysa objektiv tjetër është rehabilitimi i plotë i Termocentralit “Kosova B”, që të mundësojë operimin e tij duke përmbushur kriteret e përcaktuara nga direktivat e Bashkimit Evropian;

Beqaj ka vënë në pah se dekomisionimi i Termocentralit “Kosova A” do të ketë ndikim shumë pozitiv në uljen e ndotjeve, ndërsa është përcaktuar që tregu i furnizimit me energji elektrike të jetë i hapur, me qëllim që të sigurohen çmimet më të ulëta në treg.

Kreu i MZHE-së tha se Kosova është në fund të procesit te privatizimit të Sistemit të Distribucionit dhe Furnizimit.

Nga ana e tij,  Zëvendës kryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Polonisë, Waldemar Pawlak  në hapje të takimit ka thënë se me rëndësi është që Evropa të paraqitet me solidare në bisedimet me furnitorët e energjisë jashtë Evropës  dhe ka konstatuar se kjo do të bën të mundur krijimin e kushteve më të mira të furnizimit me energjie elektrike.

Polonia furnizimi i së cilës gati në tërësi varet nga qymyri vlerëson se edhe më tej do të vazhdon me prodhimin e energjisë nga qymyri, duke investuar njëkohësisht shuma të mëdha në zvogëlimin e emetimit të gazrave ndotëse.

“Duhet folur për ekonominë me emetimin e vogël të gazrave ndotëse dhe jo për ekonominë e cila pak e shfrytëzon qymyrin. Edhe ekonomia me emetimin e vogël të gazrave mund të bazohet në qymyr duke iu falënderuar teknologjive moderne”, tha zv.kryeministri polak.

Gjatë qëndrimit në Vrocllav ministri Beqaj kishte takime joformale me shumicën e homologëve nga vendet pjesëmarrëse në këtë takim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)