29 Mars 2024

Kosova ka importuar 373 GWh dhe eksportuar 6 GWh energji elektrike

Prishtinë, 30 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoi sot publikimin Bilanci i Energjisë TM4 2011. 

Prodhimi dhe konsumi i thëngjillit  për tremujorin e katërt të viti 2011, në Kosovë janë prodhuar rreth 2.2 milion ton thëngjill.

Krahasuar me tremujorin e tretë të  vitit 2011 kemi rritje të sasisë së prodhuar  të thëngjillit për 8.0 për qind. Rritje të sasisë së prodhuar të thëngjillit  ka pasur edhe në raport me tremujorin e katërt të vitit 2010, për 3  për qind.

Në tremujorin e katërt të vitit 2011 është  konsumuar rreth  2.1 miliona ton thëngjill apo 5.9 për qind më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2011. Në raport me tremujorin e katërt të vitit 2010  kemi ulje të sasisë së  konsumuar të thëngjillit për 10.5 për qind.                                                                                                                                                                 

Prodhimi  i energjisë  elektrike në TC & HC për tremujorin e katërt të vitit 2011. Në tremujorin e katërt të vitit 2011 Kosova ka prodhuar 1.371,9 GW energji elektrike, 98,9 për qind është prodhuar në TC, dhe 1,1 për qind në HC.

Në raport me tremujorin e tretë të vitit 2011 ka ulje të sasisë së prodhuar për 0.6 për qind, ulje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 10.8 për qind kemi edhe në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (TM4 2010). 

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike për tremujorin e katërt të vitit 2011. Në Kosovë janë Importuar 373.9 GWh Energji elektrike, dhe janë eksportuar  6.6 GWh energji elektrike.

Konsumatorët final për tremujorin e katërt të vitit 2011. Në tremujorin e katërt të vitit 2011 Kosova ka konsumuar 968.1 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e kaluar, sasia e konsumuar e energjisë elektrike është  rrit  12.9 për qind, kurse në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM 4 2010) rritja është  rreth 4.1 për qind.

Faturimi në euro  për tremujorin e katërt të vitit 2011. Në tremujorin e katërt të vitit 2011  ne Kosovë janë faturuar 61.70 milion euro apo 49.75 për qind më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2011, dhe  14.14 për qind më shumë se të njëjtën periudhë të vitit 2010 (TM 4)  .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)