13 Qershor 2021

Kosova importon 918 GWh, derisa eksportuar 422 GWh energji elektrike

Prishtinë, 12 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për TM1 2021.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 (TM1 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.02 milionë ton.

Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 655.1 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 85.6 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, Kosova ka importuar 918.3 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM1 2021 Kosova ka eksportuar 422.6 GWh energji elektrike.

Në TM1 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 510.6 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.52%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)