21 Tetor 2021

Konsumi global i energjisë parashikohet të rritet me rreth 50 për qind

Vjenë, 7 tetor - Konsumi global i energjisë në periudhën 2020-2050 është parashikuar të rritet me rreth 50 për qind nëse tendencat aktuale të politikës dhe teknologjisë vazhdojnë.

Konsumi global i energjisë në periudhën 2020-2050 parashikohet të rritet me rreth 50 për qind nëse vazhdojnë tendencat aktuale të politikës dhe teknologjisë.

Sipas skenarit të referencës së EIA-së, i cili parashikon trendet e ardhshme të energjisë bazuar në ligjet dhe rregulloret aktuale, energjia e rinovueshme do të ketë rritjen më të madhe midis totalit të burimeve të energjisë deri në vitin 2050.

Nëse nuk regjistrohen ndryshime të rëndësishme në politikat e energjisë ose përparimet teknologjike, emetimet e dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë do të vazhdojnë të rriten deri në vitin 2050 edhe nëse pjesa e burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë rritet.

Deri në vitin 2050 prodhimi i energjisë elektrike në vendet jashtë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) do të dyfishohet.

Përpjekjet për të vënë më shumë theks në burimet e rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike dhe rritjen e besueshmërisë së rrjetit elektrik do të çojnë në një zgjerim të përdorimit të baterive në të gjithë botën.

Sipas raportit nëse trendet aktuale të politikës dhe teknologjisë në sektorin e energjisë vazhdojnë, konsumi global i energjisë do të rritet me afërsisht 50 për qind në vitet 2020-2050.

Gjatë kësaj periudhe, konsumi i karburantit të lëngshëm do të ndodhë kryesisht në vendet aziatike jo në vendet e OECD-së. Rritja e shpejtë e popullsisë dhe rritja ekonomike do të jenë ndër faktorët që shkaktojnë konsumin e karburantit të lëngshëm në këto rajone.

Në këto vende ku konsumi tejkalon prodhimin, do të rriten importet e naftës bruto ose produkteve të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)