29 Mars 2024

Kompania Alko-Impex dëmton kabllin 35 kV

Prishtinë, 5 korrik - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se kontraktori i komunës së Prishtinës që po bën zgjerimin e rrugës “Bill Clinton”, përkatësisht kompania Alko-Impex në orën 9:57 ka dëmtuar kabllon e cila ka nxjerrë jashtë pune trafostacionin TS 35/10 kV Prishtina III.

Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e konsumartorëve në qënder të Prishtinës dhe lagjeve përreth të mbesin pa energji elektrike deri në ora 11:10 kur është kyçur trafostacioni.

Jashtë pune vazhdon të mbetet kabllo 35 kV III/3 pasi është i dëmtuar.

KEK kërkon nga kompania në fjalë që të jetë shumë më e kujdesshme në kryerjen e punimeve, duke e marrë parasysh edhe faktin se kjo nuk është hera e parë që kompania në fjalë po shkakton prishje të tilla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)